Takohuni me përfaqësuesit e institucioneve elitare nga mbarë bota në qytetin tuaj!


Integral Educational Programs ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimet për pranimin në kolegjet dhe universitetet elitare në Britaninë e Madhe dhe Europë. Prezantimet do të zhvillohen në: 

3 Tetor, ora 18:00 – Korçë, LIFE GALLERY Hotel 4 Tetor, ora 18:00 - Gjirokastër, Hotel ARGJIRO 5 Tetor, ora 18:00 - Vlorë, Hotel PARTNER 6 Tetor, ora 18:00 – Tiranë, Hotel ROGNER  

Në këto prezantime do të keni mundësi të merrni informacione të rëndësishme në lidhje me sistemet dhe programet e ndryshme arsimore, si dhe të takoheni me konsulentët e Integralit dhe me përfaqësuesit e kolegjeve elitare të përzgjedhura nga Britania e Madhe. 

SHKOLLA TË MESME

Shkolla është themeluar në vitin 1978 dhe ndodhet shumë afër qytetit të njohur universitar Oxford. D’Overbroeck’s ka një famë akademike të shkëlqyer dhe është kolegji ideal për nxënës të pavarur, të motivuar dhe ambicioz që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjoze të Britanisë së Madhe. Mësimi bëhet në grupe të vogla. Shkolla ofron programe: GCSE, A-Levels, kurse verore të Anglishtes si dhe përgatitje për degët e mjekësisë dhe drejtësisë. D’overbroeck’s ka një mjedis të qetë dhe shumëkulturor. Shkolla në vitin aktual numëron 485 nxënës që variojnë mes moshës 11 – 18 vjeç. Nxënësit marrin pjesë rregullisht në olimpiada shkencore dhe matematike, në ekskursione dhe në organizime të ndryshme prej të cilave pasurojnë eksperiencën e tyre akademike.

Bromsgrove është pozicionuar në një hapësirë prej 100 hektarësh në zemër të qytezës me të njëjtin emër në Angli. Me një eksperiencë prej më shumë se 450 vjeçare, shkolla krenohet me arritjet e larta akademike të studentëve dhe me normën e lartë të pranueshmërisë në universitetet elitare në Angli. Në varësi të moshës dhe preferencave, programet që kolegji ofron janë: GCSE, A-Levels, International Baccalaureate (IB) dhe programe parapërgatitore. Akomodimi i nxënësve bëhet në ambiente moderne. Shkolla ka disa qendra të mëdha sportive ku nxënësit angazhohen në aktivitete sportive. Nuk mungojnë aktivitetet kulturore, ekskursionet përgjatë gjithë vitit si dhe kampet verore.  

Abbey DLD Group përfshin tre kolegje elitare në Londër, Cambridge dhe Manchester që ofrojnë arsimim të cilësisë së lartë. Programet që shkolla ofron përfshijnë: IGCSE, A-Levels, A-Levels i përshpejtuar dhe vit përgatitor (Foundation Year). Në vitin akademik 2016-2017 kolegji njohu rezultatet më të larta në 5 vitet e fundit: 99% e nxënësve kaluan me sukses programin A-Level dhe 51% e tyre janë vlerësuar me noten A*. Pothuajse të gjithë studentët u regjistruan në universitetet e dëshiruara në Angli dhe me gjerë. Shkolla ofron mundësi të ndryshme akomodimi në kampuset e saj bashkëkohore. Të gjitha kolegjet janë vendosur në pika strategjike në Londër, Cambridge dhe Manchester, duke iu dhënë nxënësve mundësi zgjedhjeje duke ruajtur të njëtin standart mësimdhënieje. 


UNIVERSITETE

Regent`s University London është një universitet i pavarur që ofron mësimdhënien cilësore, mjedisin komod dhe sigurimin e një eksperience të rëndësishme për studentët e tij. Regent’s ndjek sistemin Amerikan “Liberal Arts”, i cili përfshin 4 vite studimi si dhe programet Master në fusha te ndryshme si: Biznes, Ekonomi, Media, Psikologji etj. Avantazhi kryesor i këtij universiteti janë lidhjet ndërkombëtare me biznese në mbarë botën. Studentët mund të përfitojnë eksperienca ndërkombëtare dhe të marrin formimin e duhur profesional. Të diplomuarit e këtij universiteti kanë patur sukses për punësim në kompani të mëdha mediatike, si sipërmarrës apo si të punësuar në nivele drejtuese. Disa prej tyre zënë role të rëndësishme në fusha të ndryshme si biznes, mass-media, institucione shtetërore dhe shërbime publike. 

Universiteti Richmond i vendosur në zemër të Londrës, në 2 lagjet më të famshme të saj në Richmond dhe Kensington, është një institucion arsimor me një histori prej më shumë se 180 vitesh. Kushtet tejet komode të studimit, klasat e vogla, atmosfera e qetë dhe stafi i kualifikuar akademik sigurojnë zhvillimin e studimeve cilësore. Richmond është një universitet amerikan i tipit “Liberal Arts”, ku studentët kanë mundësinë të eksplorojnë gjatë vitit të parë kurrikulat, duke studiuar lëndë të ndryshme dhe specializimin mund ta zgjedhin në vitin e dytë. Në përfundim të studimeve ata pajisen me 2 diploma, britanike dhe amerikane. Universiteti ofron një gamë të gjerë fushash studimi në programet Bachelor dhe Master. Universiteti jep gjithashtu mundësinë e përfshirjes në programet e shkëmbimeve 1 vjeçare me një nga filialet ndërkombëtare të universitetit. 

Jacobs University është një universitet modern në Bremen, që kombinon sistemin arsimor amerikan me atë britanik. Universiteti është i pajisur me palestra, salla sportive, kinema, dyqane, kafene, salla aktivitetesh dhe klube studentore. Programet e ofruara përfshijnë studime Bachelor (20 degë), Master (14 degë), PhD (13 degë) si dhe vit përgatitor. Universiteti është i pajisur me laboratorë modernë dhe qendra kërkimore eksperimentale. Çdo studenti i jepet mundësia e këshillimit individual akademik dhe e përfshirjes së hershme në fushat kërkimore. Universiteti pret studentë nga më tepër se 100 vende të ndryshme dhe po ashtu ofron mundësinë e përfshirjes në programet e shkëmbimit në një prej 13 partnerëve të tij në SHBA. 


KAMPE VERORE

Academic Summer, SIDCOT 

Shkolla ndodhet në jug-perëndim të Anglisë. Është vendi ideal për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të kalojnë një verë të mrekullueshme duke përfituar nga aktivitetet e shumta si: tenis, basketboll, hokei, kriket, vrapim, not, hipizëm etj. Kurset synojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme studimore. Ofrohen kurse përgatitore për IGCSE, GCSE, IB, A-Levels, përgatitje për IELTS, sport akademik etj. 

Academic Summer, DLD Londër

Ejani në Academic Summer dhe lëreni Londrën të prezantohet përpara jush! Kolegji DLD ka një pamje të mrekullueshme mbi Westminster dhe lumin Thames – vendi ideal në Londër! Do të jeni të rrethuar nga disa prej ndërtesave më të famshme dhe historike të kryeqytetit. Kolegji është një ndërtesë e re me klasa moderne, teatër, mensë, Starbucks dhe konvikt, të gjitha në të njëjtin kampus. Programi është dizenjuar duke u bazuar tek metoda CLIL - mësimi me përmbajtje të integrauar. Krahas aktiviteteve kulturore, sportive dhe ekskursioneve, fëmijët përgatiten edhe për programe të tilla si: IGCSE, A-Levels, IB dhe për modulet në vijim: IELTS, Oxbridge, studime mjekësore etj.

Academic Summer Cambridge 

Kampusi ndodhet në zemër të Cambridge dhe është i pajisur me klasa moderne, laboratorë, studio arti, mensë, palestër dhe fusha sportive. Mësimi përfshin ndër të tjera edhe përgatitje për IGCSE, IB, A-Levels dhe modulin Oxbridge. Larmishmëria e aktiviteteve që Academic Summer ofron bën që 2 orë të mos jenë asnjëherë të njëjta. Duke nisur nga aktivitetet e aktrimit dhe dramës tek konkurset artistike, xhirot me kanoe, kuicet etj., kampusi ofron mundësi të panumërta për të mësuar aftësi të reja dhe për të bërë miq të rinj.  

Regjistrohuni paraprakisht për të rezervuar një takim personal me përfaqësuesit e institucioneve:

Para-regjistrimi ju garanton hyrjen, pasi vëndet dhe oraret janë të kufizuara! Duke shpresuar se këto takime do të ofrojnë një informacion të mjaftueshëm për çdo familje të interesuar për arsimimin jashtë vendit, ne ju mirëpresim!  

Rr. Abdyl Frasheri, Pall.9, Shkalla 1, Kati 3, Ap. 6 Tirana, Albania

Phone: +355 422 52 065

Cell: +355 69 40 40 401; +355 66 40 40 601

E-mail: arben@integral.al; elena@integral.al


w: http://www.integral.al/

fb: Integral Programe Edukimi

Copyright © Integral 2017