Integral organizon konkursin “Fitoni një kamp veror FALAS në Angli!” për nxënësit ndërmjet moshave 13 dhe 18 vjeç. Konkursi do të mbahet nga data 15 Prill deri 14 Maj. Të gjithë konkurentët duhet të përgatisin një material me temë „Independence – what does it mean to me?“. Materiali duhet të jetë në gjuhën Angleze në formën e një eseje (deri në 4000 karaktere), video, animacion ose këngë dhe prezantimi i tij do të lihet tërësisht në dorë të pjesëmarrësit. 

E RËNDËSISHME! Të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurs duhet të regjistrohen në formularin përkatës. 

Çmimi përfshin të drejtën për një javë kamp veror në Britaninë e Madhe për mësimin e gjuhës Angleze në Academic Summer Cambridge, me vlerë GBP 1,250. Fituesi do të shpallet më 10 Qershor 2017. Çmimi do të jetë i vlefshëm për periudhën 5 deri në 28 Gusht 2017. Në çmim nuk përfshihet bileta e fluturimit dhe shpenzime të tjera personale të fëmijës (lekë xhepi). 

Regjistrohuni për të mësuar kushtet dhe mënyrën e aplikimit për këtë konkurs:

Academic Summer Cambridge

Kampusi i ri Abbey College Cambridge është vendosur afër qendrës së qytetit. Shkolla ka klasa moderne, laboratorë, studio arti, mensë, palestër dhe fusha sportive.  

Kurset: 

Rishikimi dhe përgatitja për IGCSE: 13 – 14 vjeç 

Programi përfshin një gamë të gjerë të lëndëve akademike: Anglisht, Matematikë, Shkencat Natyrore, Shkencat Humane dhe Arte. Nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologjinë e informacionit, ku mësojnë se si të mbledhin informacionin dhe të bëjnë prezantime. 

Rishikimi dhe përgatitja për IB / A – levels: 15 – 18 vjeç 

Nxënësit mund të zgjedhin 4 lëndë të cilat do ti studiojnë çdo javë. Zgjedhja duhet të bëhet paraprakisht në varësi të vendeve të lira të një dege specifike si dhe në varësi të numrit të nxënësve që janë regjistruar për: Art, teatër, muzik, biologji, kimi, fizik, ekonomi dhe biznes, dizajn dhe teknologji, histori, anglisht, shkrim eseje, aftësi prezantimi, letërsi, matematikë, IT, media, psikologji, teori njohurish, shoqëria dhe mjedisi. 

Akomodimi 

Nxënësit akomodohen në konvikt brenda shkollës në dhoma teke me tualet. 

Sportet dhe udhëtimet 

Koha e lirë përfshin sporte, udhëtime, ekskursione ditore në monumentet më të famshme të Londrës. 


Kursi përfshin:

  • Akomodimin 
  • Tre vakte 
  • Test për përcaktimin e nivelit të gjuhës 
  • Materialet e studimit 
  • Çertifikatë pas përfundimit të kursit 
  • 2 ekskursione ditore 
  • 3 ose 4 ekskursione gjysëm-ditore në javë  
  • Program sportiv dhe argëtim çdo ditë 
  • Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve 
  • Kartë celulari SIM për Britaninë e Madhe 
  • Telefon 24/24 për çdo rast emergjence 
  • Transfertat nga aeroporti Heathrow: në mbërritje midis orëve 6:00 – 18:00, në ikje midis orëve 8:00 – 22:00 

Rr. Abdyl Frasheri, Pall.9, Shkalla 1, Kati 3, Ap. 5 Tirana, Albania 

Phone: +355 422 52 065 

Cell: +355 69 40 40 401; +355 66 40 40 701 

E-mail: alba@integral.al; arben@integral.al


www.integral.al