NEW! Anglishte Biznesi! 

Datat e fillimit: 7 maj 

Britanika, qendra e gjuhëve të huaja ku përdoret metoda e mësimdhënies CLIL. 

CLIL është metoda më e mire për mesimdhënien e gjuhëve të huaja, ku ju mësoni duke u argëtuar dhe ku mësimi është i orientuar drejt interesave tuaja.

NEW! Anglishte Biznesi

Kursi më i ri në Anglishten e Biznesit nis javën e parë të muajit Maj me mësues Anglez. Në këtë kurs të domosdoshëm për të avancuar në profilin e biznesit, ju do të merrni njohuri gramatikore, fjalor dhe praktikë të folur dhe me shkrim në tematikat e biznesit. Kursi do të përfshijë shumë disiplina njëkohësisht në gjuhën e folur dhe në praktikë

Anglishte Biznesi

  • Datat e fillimit: 7 maj 
  • Oraret janë: E hënë - e mërkurë ora 18:30-20:00.  
  • Grupi: Maksimumi 8 persona 
  • Profesori: Edward James Chynoweth
  • Nr. I seancave: 25 seanca nga 100 min  

Çmimi: 200 EUR  

Nxitoni, oferta jonë speciale 200 EUR është e vlefshme vetëm për regjistrimet deri në datën 6 Maj 2018!

Kurset tona

Kurse përgatitore për IELTS / TOEFL, TOEIC, SAT

Gjatë këtij kursi ju do të përgatiteni më së miri për të qenë të suksesshëm në provim. Programi ofrohet nga 2 deri në 6 javë. Për secilin prej këtyre kurseve ofrohen 37.5 orë akademike dhe mësimi zhvillohet me mësues shqiptarë ose të huaj.  

Kurse përgatitore për IGCSE / A-levels / IB

Programi IGCSE është kualifikimi më i mirë ndërkombëtar për grupmoshat 14-16 vjeç, i njohur botërisht nga universitetet më elitare, duke u bërë kështu një pasaportë e cila do t’ju udhëheqë drejt progresit dhe suksesit tuaj.

Kurse të gjuhës Gjermane  

Mësimi i gjuhës gjermane ofrohet me metodat më bashkëkohore. Grupet janë të vogla dhe përkushtimi i mësuesit është i njëjtë si të ishte mësim individual. Nivelet e gjuhës gjermane ofrohen të plota dhe pa nën-ndarje.  

Gjuha shqipe për të huaj - Albanian for foreigners

Të gjithë dashamirësit e gjuhës shqipe mund të perfeksionohen pranë qendrës sonë. Gjuha shqipe ofrohet nëpërmjet gjuhës angleze dhe grupet janë të vogla, duke ofruar përkushtim maksimal të mësuesit.

Kurse të gjuhëve të huaja për fëmijë - grup-moshat 3-13 vjeç

Ne ofrojmë për femijën tuaj Gjuhët Moderne Europiane, me mësues vendas dhe të huaj. Metodologjia CLIL që ne ofrojmë, i mundëson fëmijës suaj të mësojë gjuhën e huaj që në moshë të hershme, duke iu përshtatur moshës dhe interesave të tij. Fëmijët e asimilojnë informacionin më mirë nëpëmjet argëtimit, duke angazhuar kështu trupin dhe mendjen.  


Kurse të gjuhëve Spanjolle, Italiane dhe Franceze me mësues vendas dhe të huaj

Gjuhët e bukura Europiane mësohen më mirë tek ne, sepse mësuesit tanë i përshaten nevojave tuaja dhe mësimdhënia është shumë interaktive. Ne e dimë që këto janë ndër gjuhët më të dashura për shqiptarët, ku ne mundësojmë që ato të mësohen sa më lehtë dhe shpejt me shumë profesionalizëm dhe përkushtim.

Anglishte e folur

Gjatë këtij kursi ju do të ushtroni gjuhën e folur dhe do të tejkaloni çdo barrierë që ju pengon. Gjuha e folur do të orientohet në fushën tuaj të interesit dhe ju mund të zhvilloheni në terminologjinë që ju intereson për karrierën tuaj. Në këtë pjesë ju mund të aftësoheni në shkrimin akademik, apo në tërminologji specifike lidhur me karierën, apo interesin tuaj. 


Trajnime profesionale për biznese

Ky kurs fokusohet tek nevojat e bizneseve. Ne njohim tregun dhe ofrojmë më të mirën për biznesin tuaj. Jemi të gatshëm t’ju asistojmë nese keni nevoja për trajnime profesionale apo për qëllime përvetësimi të gjuhëve të huaja.  


 

Çfarë përfitoni duke zgjedhur Britanikën?

  • Metoda CLIL
  • Mësues profesionist të huaj e vendas 
  • Metodologjia më e fundit e aplikuar nga BE 
  • Kurse për të gjitha grupmoshat 
  • Ambjent miqësor dhe i përshtatshëm 

Nirvana 21, studente

"Më pelqeu fakti që kisha mundësi të përzgjidhja nëse doja të studioja individualisht apo në grup, si dhe lirshmëria në përzgjedhjen e orareve dhe ditëve të zhvillimit të kursit. Gjithashtu ambientet akomoduese dhe fakti që literatura përbëhej nga tema të ndryshme bashkëkohore e cila i përshtatej më së miri metodologjisë së përdorur nga mësuesja. Së fundmi, por jo me më pak rëndësi ishin aftësitë e mësueses, e cila pikasi pikat e mia të dobëta dhe u fokusua pikërisht tek përmirësimi i tyre gjatë gjithë kursit. Pas përfundimit të kursit tek Britanika krijova besimin e munguar tek vetja dhe aftësitë e mia në gjuhën angleze në të folur e të shkruar, si dhe për të arritur rezultatet e duhura në provimin e TOEFL-it.

Eliona 20, studente

"Ajo ç’ka më ka pëlqyer në mënyrën e zhvillimit të mësimit ishte përgatitja me dy mësues, gjë e cila në fillim më dukej konfuze për përgatitjen e IELTS. Zhvillimi i kursit në mënyrë individuale ishte nje avantazh që të ndihmonte për të parë difektet dhe për t‘ju përkushtuar, me objektivitet përmirsimit të tyre. Kohëzgjatja dhe fleksibiliteti i orarevë është një avantazh për çdo student. Mendoj se të dy profesorët kanë dhënë maksimumin e tyrë në mënyrë që unë të marrë bazat kryesore në zhvillimin e testit të IELTS. Tani ndihem më e aftë ne krijimin e eseve dhe në mënyrën e gjetjes së materialeve kryesore për një përgjigje të saktë gjatë provimit të IELTS. 

Ilir 41, Head of Logistic në Ambasada Daneze

"Për mua ishte e volitshme vendndodhja e ambjentit të kursit, është në pozicion shumë të përshtatshëm për mua. Gjithashtu fleksibiliteti i kohës dhe ditës së seancave mësimore. Përshtatja e programit ishte për punën që unë bëj dhe nevojat e mia. Përgatitja shumë profesionale e personelit dhe stafit të mësimdhënjes. Pjesa më interesante ishte kombinimi informacionit bashkëkohor me materialet e kursit të cilat më ndihmuan në përvetësimin e teknikave të gramatikës, formulimit të letrave dhe e-maileve zyrtare, që më kanë shërbyer shumë në punën time. Mendoj se kam bërë progres në formën e degjimit si dhe atë të shkruar. 

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H. 4, Ap. 5 Njësia administrative Nr.5 1019 Tirana, Albania

Tel: +355 422 52 065 / +355 694040601 Skype: integral.albania Facebook: Britanika-Integral  

www.britanika.al  

Pallati i Librit Universitar në ish-bllok, hyrja në krah të Kolonat (fast food), kati 3.