BRILLANTMONT 

➤ SHKOLLA

Brillantmont u themelua në vitin1882 dhe është një nga shkollat më të vjetra tradicionale me konvikt në Zvicër. Baza e kolegjit përfshin pesë ndërtesa të bukura të shpërndara në një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe të rrethuar nga një park i mrekullueshëm. Shkolla është e vendosur në pjesën qendrore të Lozanës, vetëm pak minuta larg nga zyra postare, dyqanet dhe vende piktoreske.

➤ KURSI

Kursi është i përshtatshëm për studentët e të gjitha niveleve. Pas mbërritjes, femijet do te kryejne nje test per percaktimin e nivelit te njohurive. Mësimi bëhet gjatë paradites nga ora 09:00 deri në orën 12:15. Gjate oreve te para u kushtohet vemendje studimit te fjalorit te ri dhe gramatikes ndersa gjate dy oreve te fundit praktikohet gjuha e folur. 

Informohuni më shumë

Regjistrohuni gjatë "JAVES ZVICERIANE" ➸ 21-25 Janar dhe përfitoni 20 % zbritje.

➾ DETAJE TË KURSIT:

Mosha: 10 – 17 vjeç Akomodimi: rezidencë Studimi: 20 mësime në javë anglisht ose frëngjisht Mbërritja / Nisja: e shtunë– e shtunë Periudha: 7 korrik - 18 gusht Kohëzgjatja: 2 - 6 javë Grupet: rreth 12 nxënës

Regjistrohuni tani

➾ TARIFA PËRFSHIN:

✦ Akomodim në rezidencë ✦ Të treja vaktet (dreka e ngrohtë) ✦ 20 orë mësimi anglisht ose frëngjisht në javë ✦ Теst për përcaktimin e nivelit të njohurive ✦ Сеrtifikatë në përfundim të kursit ✦ 1 ekskursion të plotë ditor në javë ✦ 1 eksursion gjysmë ditor në javë ✦ Aktivitete sportive 4 pasdite në jave ✦ Përdorimi i bazës se shkollës ✦ Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve ✦ Sigurim shëndetësor dhe ndaj aksidenteve ✦ Telefon 24 orë për çdo emergjencë ✦ Тransferta per/nga aeroporti i Gjeneves

Regjistrohuni gjatë "JAVES ZVICERIANE" ➸ 21-25 Janar dhe përfitoni 20 % zbritje.

Akomodimi

Akomodimi bëhet në dhoma individuale, dyshe ose treshe. Studentët kanë dy banjo të përbashkëta në çdo kat, dhe shërbimi i lavanderisë ofrohet nga shkolla. Në çdo kat gjithashtu qëndron një kujdestar i cili mbikqyr studentët dhe i ndihmon për çdo rast. Te treja vaktet janë të përfshira në çmim dhe konsumohen në mencën e shkollës. Sipas kërkesës ofrohet dhe menu vegjetariane.

Sport & Kohë e lirë

Katër pasdite në javë u dedikohen sporteve te ndryshme si: tenis, basketboll, frisbee, volejboll, zumba, futboll, hokej në sallë etj. Programi përfshin një ekskursion ditor të plotë dhe një gjysmë ditor në javë. Disa destinacione shembull janë - Lausanne, Bern, Gjenevë, minierat e kripës në Beks, Aquapark, karroca malore në Morgins, etj. 

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6,Tiranë ☎: +355 422 52 065/ +355 69 80 40 601/+355 69 40 40 415 ✉ : E-mail: elena@integral.al ; leidia@integral.al