TASIS - LE CHATEAU des Enfants 

Lojra dhe argëtim për të rinjtë

Shkolla e parë amerikane me konvikt në Europë – TASIS ofron 20% ulje ekskluzivisht për klientët e Integralit, të cilët regjistrohen gjatë “Javës së Arsimimit Zviceran” 9 - 16 Dhjetor ! 

Regjistrohuni këtu

➽ Shkolla

Le Chateau des Enfants është një kamp veror ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Vilën Belvedere të TASIS. Nxënësit mbi 6 vjeç qëndrojnë në ndërtesën Focolare e cila ndodhet vetëm 5 minuta larg në këmbë nga ndërtesa kryesore e shkollës. Mësimet dhe aktivitetet zhvillohen nën mbikqyrjen e mësuesve profesionistë me eksperiencë dhe çdo mësues është përgjegjës për çdo 3 nxënës.

✭ Kursi veror (7 – 10 vjeç)

Gjuha e komunikmit në shkollë është anglishtja. Mësimi i gjuhës angleze, frënge dhe italiane zhvillohet në mëngjes dhe në mesditë.

 Në kohën e lirë midis orëve të mësimit nxënësit kanë disa aktivitete argëtuese të cilat stimulojnë imagjinatën dhe zhvillojnë interesin artistik. Çdo pasdite zhvillohet një kurs për robotikë, gjatë të cilit fëmijët mësojnë bazat e programimit. Po ashtu gjithkush mund të marrë pjesë në orët e eksperimenteve shkencore.

✭ STEAM

STEAM është një program i cili kombinon shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe matematikën. Nxënësit bëhen pjesë e tij për të frymëzuar imagjinatën, kureshtjen dhe motivimin dhe për të zhvilluar mendimin e tyre logjik. Modulet shtesë : Pas mbarimit të mësimit për nxënësit organizohen disa aktivitete jashtëshkollore si: qeramikë, kërcim, art, teatër, muzikë dhe sporte. Programet e argëtimit në mbrëmje janë të fokusuara në lojra grupi dhe formimin e shoqërive të reja nëpërmjet lojrave si: gjueti thesari, etj.  


Regjistrohuni këtu

✭ Kampi ditor (6 – 10 vjeç)

Ky kurs është i përshtatshëm për fëmijët që duan të jetojnë me prindërit gjatë kursit. Aktivitetet për nxënësit më të vegjël fillojnë në orën 8:45 në klasat e godinës Belvedere dhe më pas vijojnë në ndërtesën Focolare. Per fëmijët e moshës 4.5- 5 vjeç aktivitetet mbarojnë në orën 15:00 dhe me pas është koha për snacks ndërsa për fëmijët e moshës 6 - 10 vjeç programi përfundon në orën 18:00. Fëmijet në kohën e lirë ndërtojnë kështjella rëre, bëjnë aktivitete argëtuese në ujë, vizitojnë kopshtin zoologjik dhe parkun e aventurave në vendin e quajtur Mini Switzerland.

Programet e argëtimit

Në varësi të moshës së nxënësve organizohen aktivitete të ndryshme argëtimi si: pantomime, seminare kërkimore, nata e Harry Potter, talent show, nata e kazinos, gjueti thesari, gara sportive, bingo, shijimi i djathit Zvicerian dhe festë me akullore. Për nxënësit e moshave 8-10 vjeç organizohet gjithashtu fjetje në çadra dhe ndezje zjarri në natyrë. Për më të vegjlit dita mbaron me festën me pizhama, leximin e përrallave dhe biskota me qumësht të ngrohtë.

Sporte dhe ekskursione

Në varësi të moshës nxënësit do të luajnë volejboll, tenis, futboll dhe not. Këtë vit ofrohen edhe dy programe intensive katër-ditore sportive për tenis dhe futboll me AC Milan Junior Camp. Trajnimi zhvillohet katër herë në javë nga një orë e gjysëm vetëm në javën e parë të kursit

➾ TARIFA PËRFSHIN:

✦ Akomodimin në rezidencë ✦ Tre vakte për kursin veror. Mëngjesi dhe dreka për kampin ditor ✦ 15 orë mësimi frengjisht, anglisht ose italisht në javë ✦ Test për nivelin e gjuhës, materialet e studimit dhe çertifikatë në përfundim të kursit ✦ Programet sportive, argëtuese dhe ekskursionet ✦ Akses në pajisjet e shkollës dhe në internet ✦ Shërbimi i lavanderisë ✦ Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve ✦ Telefon 24 / 24 për çdo emergjencë ✦ Sigurimi shëndetësor dhe sigurimi nga aksidentet (vetëm për kursin veror) ✦ Transferta nga/në aeroporti i Milanos - Malpensa ose Lugano – Agno në intervalin 08:00 - 17:00 (kursi veror) në ditët e përcaktuara të udhëtimit.  

Shikoni se si fëmija juaj mund të kalojë një verë të paharrueshme në TASIS - LE CHATEAU des Enfants

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6,Tiranë ☎: +355 422 52 065/ +355 69 40 40 415 ✉ : E-mail: leidia@integral.al 

www.integral.al