✔ Shkolla verore në Zvicër? Pse jo? 

Zvicra është një ndër vendet më të bukura, më të sigurta dhe me standartet më të larta të jetesës në Europë. E mirënjohur jo vetëm për traditën në prodhimin e orëve cilësore, çokollatës, djathit dhe sportin e skive, por edhe në ofrimin e një arsimi tejet cilësor dhe të sigurtë, ajo është destinacioni perfekt për këtë verë. Fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të mësojnë në shkollat verore më prestigjoze në Zvicër, të cilat kanë një eksperincë shumëvjeçare në mësimdhënie dhe organizojnë aktivitete edukative, argëtuese dhe të sigurta. 

Zvicra ka 4 gjuhë zyrtare, duke iu ofruar kështu një shumëllojshmëri zgjedhjeje për kampe verore në gjuhën frënge, gjermane, italiane dhe angleze. Kampuset e shkollave ndodhen në qytetet më të bukura të Zvicrës, në Leysin, Engelberg, Ascona, Montreux, etj. Fëmijët krahas mësimit të gjuhës, programeve specifike të kulinarisë, të organizimit të eventeve, mësimit të lëndëve specifike, programeve artistike dhe sporteve, do të zhvillojnë gjithashtu vizita dhe ekskursione në vendet më të atraktive të secilit qytet. Kombinimi i kulturës, pasurisë gjuhësore, traditave, mirëqenies, cilësisë dhe peizazheve të mrekullueshme e bëjnë këtë shtet një destinacion ideal për të mësuar, për të bërë miq të rinj nga e gjithë bota dhe për t’u argëtuar.  

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kalojnë një eksperincë unike në një prej vendeve më të bukura në Europë, ne ju ftojmë të vizitoni Integral në datat 21– 25 janar për të zgjedhur kampin e preferuar veror.  

➽  SHFLETONI BROSHURËN TONË

ALTITUDE

⇛ Kampi ndodhet në kantonin Valais. Eshtë një qytet në zonën malore të alpeve Zviceriane, ku kampistët kanë lirinë të eksplorojnë dhe eksperimentojnë në një ambient të sigurtë.

Organizohen aktivitete të ndryshme si: talent show, patinazh në akull, volejboll, gjueti thesari, not, karroca, ecje malore, orientim, ecje mbi litar të tendosur, netë në një vilë malore, lojra në ekip, etj. Gjithashtu organizohen ekskursione në Muzeun Olimpik në Lozanë , Fabrikën e çokollatës, minierat e kripës, etj. Kundrejt një tarife shtesë ofrohen edhe tenis, kalërim, paragliding dhe not.

Regjistrohuni këtu

VERBIER

Në resortin turistik me famë botërore Verbier, mund të zgjidhni të jeni pjesë e ekipit Ranger, Aventurier ose Crusader. Pas përfundimit të kampit fëmija juaj do të dijë se si ndizet një zjarr, si mund të gatuhet në qiell të hapur, si peshkohet, si ecet mbi një litar të tendosur, si mund të ngasësh një biçikletë në mal dhe e gjitha kjo duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë gjuhësore me praktikën mësimore. Vetëm gjatë „Javës së Arsimimit Zvicerian” në Integral ju mund të përfitoni eskluzivisht 20% ulje për kampet verore. Oferta është e vlefshme për rezervimet e bëra gjatë periudhës 21 – 25 Janar! 

Përse duhet të zgjidhni Zvicrën?

I listuar si një ndër vendet më të sigurta në Europë 

I vetmi vend në Europë me 4 gjuhë zyrtare

Larmishmëri mundësish për tu argëtuar në natyrë

Mbartës i ekselencës për cilësinë e jetesës dhe arsimimin

Keni dëgjuar për Cokollatën Zviceriane ?

ZGJIDHNI KAMPIN TUAJ TË PREFERUAR

KAMPI

Brillantmont u themelua në vitin1882 dhe është një nga shkollat më të vjetra tradicionale me konvikt në Zvicër. Baza e kolegjit përfshin pesë ndërtesa të bukura të shpërndara në një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe të rrethuar nga një park i mrekullueshëm. Shkolla është e vendosur në pjesën qendrore të Lozanës, vetëm pak minuta larg nga zyra postare, dyqanet dhe vende piktoreske.  

BRILLANTMONT

⇛ Programi i larmishëm dhe argëtues, ndihmon studentët të praktikojnë më së miri gjuhën e huaj. Mjedisi i sigurt dhe i kujdesshëm i stafit krijon përvojën më të veçantë e të paharrueshme të kampit veror.

Edukimi vetjak , i përshtatur për të sfiduar studentët përmes mësimit aktiv dhe qasjes ndërkombëtare bën që ato të fitojnë më shumë besim në vetvete. Një program i mrekullueshëm ku do të mësoni gjuhën angleze ose frënge por edhe do të argëtoheni pafund me ekskursionet dhe lojrat sportive që kampi organizon.  



➽ Hotel Institute Montreux

⇛ Që në të shkuarën, në kohën e hotelierit të madh Cesar Ritz, Zvicra ka qenë sinonim i shërbimit të klasit të parë dhe standardeve të garantuara. Diploma, aftësitë dhe njohuritë e fituara në këtë shkollë do t’ju hapin dyert drejt botës së eventeve, shërbimit dhe kulinarisë. 

❈❈❈

" Nëse pas përfundimit të kampit veror, regjistroheni në një nga programet universitare të SEG, përfitoni 100 % rimbursim të kostos së kampit veror " 

➽ LEYSIN BELVEDERE HOTEL 

⇛ Kursi zhvillohet në kampusin modern të një prej universiteteve më të mira private, të menaxhimit të mikpritjes në Zvicër, në ndërtesat e Montblanc dhe Belvedere. Eksperiencat e vitit të kaluar të studentëve në këtë shkollë janë shumë pozitive. Ka klasa në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Përveç klasave të gjuhës, studentët mund të zgjedhin një nga modulet për tu argëtuar në kohën e tyre të lirë - sporte ekstreme, vizita turistike, çokollatë dhe leadership . Zgjedhja e moduleve është bërë në fillim dhe nuk rekomandohet të bëhen ndryshime ,vetëm nëse do ketë një arsye serioze për këtë ndryshim .

✰ Si do të mësojnë fëmijët një gjuhë të re, të marrin një mori të njohurive praktike të reja dhe në të njëjtën kohë të argëtohen? ✰ Kur është fundjava e kulinarisë për fëmijët? ✰ Si bëhen çokollatat e famshme zvicerane? ✰ Çfarë do të thotë të mësosh mbi hotelerinë dhe gastronominë në një nga shkollat më elitare në botë?

Zbuloni të gjitha ofertat e javës zviceriane

TASIS-Lugano

⇛ Kampi I vendosur në të famshmen Villa de Nobile ofron një program të strukturuar në module. Programi përmban: Modulin e gjuhës, Arkitekture & Design, Shkrim akademik, Kuzhinë Italiane, Përgatitje për IB, Leadership , Modë & Design, Muzikë, Fotografi Digjitale dhe Pikturë. Kënaquni duke mësuar më shumë rreth pasioneve tuaja dhe sigurisht me miqtë nga e gjithë bota cdo gje bëhet më e bukur.  

TASIS- LE CHATEAU des Enfants 

⇛ Le Chateau des Enfants është një kamp veror ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Vilën Belvedere të TASIS. Nxënësit mbi 6 vjeç qëndrojnë në ndërtesën Focolare e cila ndodhet vetëm 5 minuta larg në këmbë nga ndërtesa kryesore e shkollës. Mësimet dhe aktivitetet zhvillohen nën mbikqyrjen e mësuesve profesionistë me eksperiencë dhe çdo mësues është përgjegjës për çdo 3 nxënës.

Jeni të interesuar për ofertat tona të "Javës Zviceriane" ?

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6,Tiranë ☎: +355 422 52 065/ +355 69 80 40 601/+355 69 40 40 415 ✉ : E-mail: elena@integral.al ; leidia@integral.al