Collège du Léman

Kampusi internacional i shkollës i ndihmon studentët të eksplorojnë botën, të mësojnë aftësi të reja dhe të zgjerojnë horizontin e tyre, duke zhvilluar një perspektivë unike. Shkolla ofron kampe verore dhe dimërore. Fëmijët nga mosha 8 deri në 18 vjeç mund të shijojnë bukuritë e Zvicrës në dimër dhe në verë. Vetëm gjatë „Javës së Arsimimit Zvicerian” në Integral ju mund të përfitoni eskluzivisht 20% ulje për kampet verore. Oferta është e vlefshme për rezervimet e bëra gjatë periudhës 15 – 19 Janar!  

Qyteti dhe shkolla 

College du Leman është vetëm 9 km larg nga Gjeneva, në qytetin e vogël të Versoix. Qyteti ofron pamje të mrekullueshme gjatë dimrit ku gjithçka zbardhet nga dëbora dhe qyteti popullohet nga dashamirësit e skive. Në verë Versoix mbushet me gjelbërim dhe liqeni ofron mundësinë e zhvillimit të sporteve ujore. Shkolla shtrihet në një sipërfaqe prej 8 hektarësh mes maleve Jura dhe liqenit Leman, dhe ka një bazë të madhe sportive. Akomodimi bëhet në kampusin e shkollës. Vajzat dhe djemtë akomodohen në ndërtesa të ndara. Shumica e dhomave kanë 2 shtretër. Tualetet janë të përbashkëta në çdo kat. Të treja vaktet janë të përfshira në çmim.  

Akomodimi 

Akomodimi bëhet në kampusin e shkollës. Vajzat dhe djemtë akomodohen në ndërtesa të ndara. Shumica e dhomave kanë 2 shtretër. Tualetet janë të përbashkëta në çdo kat. Të treja vaktet janë të përfshira në çmim.

Kamp ditor  

Në këtë kurs mund të regjistrohen nxënësit që dëshirojnë të kampojnë vetëm gjatë ditës. Ata mund të marrin pjesë në programet, sportet dhe ekskursionet që shkolla verore ofon, por nuk flenë në shkollë.  

Sporte dhe ekskursione

Në program përfshihen vizita në Muzeun Olimpik të Lozanës, Muzeun Omega në Bienna, Fabrikën e Çokollatës, Gstaad, Luzern, Zermatt. Në fund të kursit ofrohet një udhëtim me pagesë shtesë në një ndër qytetet turistike të Zvicrës.  

Kurs pushimi  

Studentët kanë mundësinë të zgjedhin mes lëndëve të mëposhtme: 

  • anglisht ose frengjisht – me një eksperiencë të konsiderueshme në ndihmën e dhënë nxënësve në zhvillimin e aftësive gjuhësore, profesorët kuptojnë nevojat e secilit nxënës përmes aktiviteteve të ndryshme;  
  • punë në laboratorë (CSI) – zbuloni të fshehtat e shkencës në këtë program argëtues duke njohur metodat shkencore që përdoren për zgjidhjen e çështjeve kriminale;  
  • start up – do të njiheni me hapat dhe proçesin e nisjes së një biznesi të ri,  
  • programim – ky program do të udhëhiqet nga ekspertë të fushës dhe do të mësoni rreth proçesit të kodimit, zhvillimit të software-ve dhe dizenjimit të website-ve; lidership – aktivitetet brenda dhe jashtë shkollës i lejojnë nxënësit të zhvillojnë njohuritë mbi lloje të ndryshme lidershipi dhe komunikimi ndërkohë që përfshihen në politikën ndërkombëtare;  
  • teknologji; art; olimpiada; grupi i Ligës së Kampionëve NBA; teatër; kërcim. Mësimi zhvillohet në mëngjes dhe programet specifike kanë edhe orë pasdite. Për modulet shtesë si: cirk, tenis, golf, sportet e ujit, hipizëm dhe muzikë, paguhet një tarifë ekstra.  

Tarifa përfshin 

  • Akomodimi në kampus 
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë) 
  • 23 - 45 orë mësimi të gjuhës frënge në javë 
  • Materiale studimore 
  • Çertefikatë në përfundim të kursit 
  • Ekskursione
  •  Program argëtimi dhe sportive gjatë pasditeve  
  • Barbecue një herë në javë 
  • Shërbimi i lavanderisë 
  • Akses në pajisjet e shkollës dhe internet 
  • Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve 
  • Siguracion shëndetësor 
  • Telefon 24 / 24 për çdo emergjencë
  • Transfertat në / nga Aeroporti i Gjenevës  

Datat e fillimit dhe tarifat në Franga Zviceriane


*Rezervo tani për të përfituar 20% zbritje gjatë javës Zvicerane ne 15 – 19 Janar. 

Summer Camp at Collège du Léman - Geneva

  Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6, Njësia administrative nr. 5, 1019, Tiranë  

Phone: +355 422 52 065 

Cell: +355 69 40 40 401; +355 69 80 40 601

E-mail: elena@integral.al; krysia@integral.al


www.integral.al