Vetëm gjatë Javës së Arsimimit Zvicerian në Integral ju mund të përfitoni eskluzivisht 20% ulje për kurset verore. Oferta është e vlefshme për rezervimet e bëra gjatë periudhës 15 – 19 Janar!
Alpadia – Engelberg
Engelberg është një qytet i këndshëm malor, 1000m mbi nivelin e detit, i famshëm për peizazhin e tij të bukur dhe shumëllojshmërinë e sporteve në natyrë. Shkolla verore ndodhet në manastirin benediktian. Shkolla ofron kampe verore për fëmijë të moshës 10 – 17 vjeç. Programet zhvillohen në gjuhën gjermane ose angleze dhe përfshijnë 20 ose 25 orë mësimi, në varësi të preferencave të nxënësit. Shkolla jep mundësinë edhe të mësimeve individuale. Kurset përqëndrohen në komunikim, gramatikë dhe fonetikë. Çdo pasdite të javës ka aktivitete të ndryshme sportive si volejboll, basketboll, badminton, not, futboll ose shëtitje në mal dhe gjithashtu një ose dy ekskursione në javë në Bernen, Luzern, Zyrih, qytetin e bukur te Interlakenit, parkun aventuror Engelberg, fabriken lokale te djathit, etj. Akomodimi bëhet në dhoma dyshe dhe të treja vaktet janë të përfshira në çmim.
Alpadia – Ascona
Ticino, qyteti i mimozave dhe luleve, është padyshim një ndër kantonet më të bukura të Zvicrës. Ascona ndodhet pranë liqenit Lake Maggiore. Shkolla ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe liqenit të Asconës, në ambientet e Collegio Papio. E gjithë godina e shek. 16 është tërësisht e rinovuar dhe ofron klasa moderne me projektorë dhe pajisje audiovizuale, auditorë, klasë me kompjutera dhe akses në Ëi-Fi. Progami perfshin 20 ose 25 orë mësimi të gjuhës angleze ose italiane në javë. Shkolla jep mundësinë edhe të mësimeve individuale. Akomodimi i nxënësve bëhet në të njëjtën godinë ku zhvillohet mësimi. Dhomat janë dyshe ose me 4 shtretër. Organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe argëtuese të tilla si: volleyball, basketball, not, ping pong, festa e mirë se ardhjes, netët e filmave, barbeque, disco party, etj. Nxënësit do të bëjnë ekskursione në 3 Kështjellat në Bellizona ose malin Tamaro, në Splashspa, ose Waterpark dhe shopping në Lugano.
Alpadia – Montreux
I vendosur në brigjet e liqenit të Gjenevës, në zonën frengjisht - folëse të Zvicrës, Montreux ka një klimë të butë dhe të ngrohtë, gjë e cila i ka dhënë edhe epitetin „ Perla e Rivieres Zviceriane”. Çdo vit Montreux mirëpret Festivalin e Jazz-it. Shkolla ndodhet në zemër të qytetit, vetëm disa minuta larg stacionit të metrosë dhe liqenit, në një godinë moderne me klasa të mëdha, kafeteri, internet dhe salla sportive. Progami është i përshtatshëm për moshat 13 - 17 vjeç dhe përfshin 20 ose 25 orë mësimi të gjuhës angleze ose frënge në javë. Mësimi zhvillohet në mëngjes dhe pjesa tjetër e ditës mbushet me aktivitete. Nxënësit mund të përdorin bazën e shkollës për të ushtruar sporte të ndryshme si not, volleyball, ping pong, basketball, etj. Ata do të mund të shijojnë festivalin e Jazz-it, të shikojnë filma, të bëjnë qitje me hark, shëtitje në qytet, të bëjnë ekskursione në vendet më të bukura të qytetit, etj. Akomodimi nxënësve bëhet në familje pritëse në dhoma dyshe.
Alpadia – Leysin
Qyteti ndodhet në zemër të apleve, në një lartësi 1263 m dhe karakterizohet nga shumë ditë me diell. Leysin është një atrasksion turistik prej më shumë se një shekulli dhe një destinacion i preferuar familjar, gjë që e ka bërë qytetin një vend shumë të sigurtë për fëmijët dhe aktivitetet. Fëmijët mund të mësojnë në ambient të pastër ndërkohë që praktikojnë sportet dhe aktivitetet e tyre të preferuara. Shkolla ofron kushte ideale për të mësuar dhe për të qëndruar. Ajo ka klasa moderne të rikonstruktuara, restorant shumë mikpritës, verandë të bollshme dhe të shndritshme, pishinë të mbyllur dhe ambiente sportive. Progami është dizenjuar për moshat nga 8 deri në 17 vjeç dhe përfshin 20 ose 25 orë mësimi të gjuhës angleze ose frënge në javë. Kundrejt një pagese shtesë nxënësit mund të marrin edhe mësime individuale, deri në 5 mësime ekstra në javë. Akomodimi i nxënësve bëhet në dhoma dyshe ose me 4 shtretër, në varësi të moshës së tyre. Dhomat janë arrenduar sipas stilit alpin. Çdo pasdite pas mësimit nxënësit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme sportive dhe argëtuese si: handball, voleyball, basketball, not, hiking, filma, lojëra të ndryshme, disco party, etj. Ekskursionet bëhen në Adventure Labyrinth Park, në fabrikën e çokollatës, Aqua Park, shopping në Lausanne, etj.
Tarifa përfshin
Datat e fillimit dhe tarifat në Franga Zvicerane (CHF):
*Rezervoni tani me një ulje prej 20% gjatë Javës Zviceriane në 15 - 19 Janar.
Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6, Njësia administrative nr. 5, 1019, Tiranë Phone: +355 422 52 065 Cell: +355 69 40 40 801; +355 69 80 40 601 E-mail: elena@integral.al ; krysia@integral.al
Integral Copyright 2018