Dëshironi të studioni në një universitet jashtë vendit?

Aplikoni deri më 30 Gusht në disa nga universitetet më të mira jashtë vendit dhe përfitoni 50 EUR zbritje për një nga paketat tona + 50% për një career test.

Shpesh dëgjojmë nga studentët që aplikimi në një universitet që në klasën e 11-të është ende një temë e largët për tu vlerësuar. Le ta pranojmë, është më e thjeshtë ta planifikosh aplikimin për në universitet disa muaj para apo akoma edhe më mirë një vit para. Në të njëjtën kohë, ne dëgjojmë edhe më shpesh nga studentët tanë në klasën e 12-të se nëse ata të paktën do kishin filluar të shqyrtonin mundësitë më herët, kjo do t'i kishte ndihmuar shumë, dhe nuk do ishte nevoja të kalonin procedura të vështira.

Përse duhet të aplikoni herët?

  • Keni kohë të mjaftueshme për të përgatitur letrën e motivimit
  • Shmangni shqetësimet e minutës së fundit
  • Keni kohë të mjaftueshme për të planifikuar kostot
  • Disa institucione kërkojnë që ju të pranoni ofertën e tyre të kushtëzuar të pranimit përpara se të aplikoni për një bursë. Në thelb, nëse vendosni të pranoni një ofertë të kushtëzuar pranimi, mund të aplikoni para studentëve të tjerë. Ka një numër të kufizuar bursash për studentë ndërkombëtarë, kështu që nëse arrini të dorëzoni aplikimin tuaj për bursë në fillim, dhe plotësoni të gjitha kërkesat, keni një shans të mirë për të siguruar një bursë.
  • Në rast se aplikimi juaj refuzohet, ju mund të aplikoni me kohë në institucione të tjera.
  • Ka raste kur studentit nuk i ofrohet saktësisht programi që ai synon të studiojë, dhe në vend të tij i ofrohet një tjetër. Me dërgimin e aplikimit paraprakisht, gjasat janë të mëdha që kandidatit t'i ofrohet programi që fillimisht donte të studionte.

Rezervoni konsulencën tuaj falas me Integral!
  • Aplikimi në një universitet jashtë vendit është një vendim shumë i rëndësishëm i cili kërkon kohë dhe informacionin e duhur. Disa nga hapat kryesorë që duhen ndjekur para aplikimit për studime jashte vendit janë zgjedhja e shtetit në të cilin dëshironi të studioni, dega, universiteti, mënyra e aplikimit.
  • Të gjithë këto faktorë kthehen në një proces tepër të ndërlikuar, që kërkojnë kohë dhe angazhim.
  • Një fenomen shumë i zakonshëm është aplikimi i vonë dhe kjo ndodh për disa arsye: mungesa e informacionit, aplikimi jo i saktë, probleme me dokumentacionin, mosnjohja e procedurave formale.
  • Zyrat e pranimit të universitete jashtë vendit vlerësojnë mijëra aplikime dhe u përgjigjen pyetjeve që u lindin aplikuesve gjatë procesit, në lidhje me kërkesat e pranimit, detajet e programit dhe statusin e aplikimit.
  • I gjithë ky proces mund të sjellë përgjigje të vonuara dhe, në pritje të tyre, shumë studentë e humbasin mundësinë e aplikimit brenda afateve të kërkuara nga institucioni.

Aplikimi juaj mund të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe më i thjeshtë!
Formula e suksesit me konsulentët e edukimit të Integral

  • KONSULENCA E PARË FALAS
    Ne do të diskutojmë të gjitha pyetjet dhe preferencat tuaja. Ne do të shpjegojmë të gjithë procesin e aplikimit dhe do të jetë plotësisht falas.
  • ASISTENCË NGA EKSPERTËT GJATË TË GJITHË PROCESIT
    Ne i afrohemi çdo studenti të ardhshëm individualisht - nga konsulenca e parë deri në pranimin për në universitet dhe më tepër.
  • NUK KA RREZIK PËR GABIME APO HUMBJE AFATESH
    Puna me një konsulent arsimor të Integral siguron që nuk do të humbisni asnjë afat ose detaj të vetëm në aplikimin tuaj.

Shërbimet tona vijnë në paketa të ndryshme që janë krijuar për nevojat e studentëve dhe familjeve shqiptare. Pasi të keni zhvilluar paraprakisht një konsulencë të parë, ju mund të bëni zgjedhjen tuaj në një nga paketat tona të shërbimeve. Zgjidhni nga paketa Falas deri te Premium, në varësi të ndihmës që ju nevojitet dhe në sa institucione dëshironi të aplikoni.

Free package

Paketa Falas është krijuar për studentë shumë të pavarur të cilët tashmë e dinë destinacionin e tyre të studimit dhe kanë zgjedhur universitetin e tyre të dëshiruar. Konsulentët e Integral do të sigurohen që aplikimi juaj të jetë në përputhje me standardet e universitetit dhe do t’ju ndihmojë gjatë procesit, por do t’ju kërkohet të përgatisni vetë të gjitha dokumentet e nevojshme, përkthimet, letrën e motivimit, CV, referencat etj.

  • Popular package (250 euro)

Paketa popullore është krijuar për të mbuluar nevojat më të zakonshme të aplikantëve shqiptarë. Zgjidhet nga 73% e studentëve pasi ofron:

• Aplikimi deri në 3 universitete të sugjeruara nga konsulentet e Integral
• Asistencë në procedurën e aplikimit për vizë
• Testimi i nivelit të gjuhes angleze
• Analizimi I rezultateve të shkollës dhe këshillim për zgjedhjen më të mirë të universiteteve
• Kontrollimi i Letrës se Referencës dhe sugjerime për rishikim nëse është e nevojshme nga konsulentet e Integral
• Kontrollimi dhe rishikimi i CV-se
• Kerkimi dhe Aplikim për bursa
• Mbajtja e korrispondences dhe ndjekja e procedures me institucionin
• Ndihmë në procedurën e akomodimit të universitetit kur ata kanë akomodim në kampus
• Ndihmë në plotësimin e formularëve të ndihmës financiare ku duhet të deklarohen të ardhurat e familjes për të përcaktuar tarifat për universitetin
• Asistence per zgjedhjen e studimeve, check in Study Link (NL only)

  • Premium package (350 euro)

Paketa Premium ofron shërbim të plotë dhe aplikim në një numër të lartë institucionesh. Është e projektuar për programet degët më të kërkuara, me numër të pranimesh si: mjekësi, arkitekturë, ligj, programe të lidhura me artin etj. Nëpërmjet kësaj pakete mund të aplikoni në Oxford dhe Cambridge. Këto aplikime zakonisht kërkojnë më shumë orë konsulence dhe shumë më tepër dokumente aplikimi, duke përfshirë teste dhe certifikime shtesë. Paketa Premium ofron:

• Aplikim deri në 5 universitete te sugjeruara nga konsulentet e Integral
• Asistence ne proceduren e aplikimit per vize
• Testimi i nivelit te gjuhes angleze
• Analizimi I rezultateve te shkollës dhe këshillim për zgjedhjen më të mirë të universiteteve
• Kontrollimi i Letrës se Referencës dhe sugjerime për rishikim nëse është e nevojshme nga mësuesi ynë i anglishtes
• Pergatitja e letres se motivimit në 1 seance individuale me një konsulent ose mësues të gjuhës
• Kontrollimi dhe rishikimi i CV-se
• Kerkimi dhe Aplikimi për bursa
• Mbajtja e korrispondences dhe ndjekja e procedures me institucionin
• Udhëzime për përgatitjen e portofolit për kurse të lidhura me artin, udhëzime për provime shtesë të nevojshme për programe si mjekësia, drejtësia dhe arkitektura
• Udhëzime dhe sugjerime për sigurime të përshtatshme mjekësore për studentët jashtë vendit
• Ndihmë në procedurën e akomodimit të universitetit kur ata kanë akomodim në kampus
• Ndihmë në plotësimin e formularëve të ndihmës financiare ku duhet të deklarohen të ardhurat e familjes për të përcaktuar tarifat për universitetin
• Përgatitje për intervistën e pranimit në universitet dhe aplikimit për vizë
• Aplikimi në universitetet e perzgjedhura nga student kundrejt një tarife të shtuar
• Testi i këshillimit të karrieres “My Career Choice"

Konsulenca e parë falas

Fleksibilitet

Saktësi dhe siguri

Asistim i plotë në aplikimin dhe përzgjedhjen e universitetit (Shteti, Dega, Universiteti, Akomodimi)

Konsulentët tanë për studime të larta jashtë vendit, punojnë ngushtësisht me çdo studentë duke i asistuar në cdo vendim dhe hap që duhet të ndërmarrin në lidhje me pranimin në një universitet jashtë vendit, duke siguruar një aplikim të saktë dhe të suksesshëm

U ofrohet siguri studentëve dhe prindërve informacionin e plotë, duke u dhënë mundësinë të marrin vendime të mirëmenduara

Disa nga shtetet ku mund të studioni!

Ne mund të mbështesim procesin tuaj të aplikimit për çdo institucion, përfshirë këtu edhe vështirësinë për t’u futur në Kembrixh dhe Oksford. Shërbimi ynë i aplikimit dhe regjistrimit përfshin vende si: Britani e Madhe, Gjermani, Hollandë, Spanjë, Austri, Francë, Zvicër, SHBA, Kanada, Danimarkë, Belgjikë, Qipro, Greqi, Kosovë, Kroaci, Slloveni etj.

Integral Educational Programs, konsulenti Nr.1 për studime jashtë vendit

picture" allowfullscreen>

☎️: +355 69 40 40 415
📧: sidorela@integral.al

Na kontaktoni!

© 2023 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA